Mbrëmjen e djeshme u arrestua nga policia përgjegjësi i doganës në Kakavijë si dhe një doganier. Gjithashtu u shpall në kërkim një tjetër. Këta persona dyshohet se merrnin ryshfet dhe kalonin mjetet e mallrave pa kryer kontroll.
Lidhur me këto arrestime ka reaguar në rrjetet sociale edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ai shpreh vlerësimin e tij për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për goditjen mbrëmjen e shkuar.
Sipas tij këto arrestime janë një mesazh i qartë ndaj kujtdo që kërkon të kthejë kohën pas, kur ngrihej trau për të mbushur xhepat e disa personave.
Këto raste ryshfeti, për Ballën, e bëjnë më të vëmendshëm policinë dhe institucionet për t’i goditur këto tentativa.
Postimi i Ballës në Facebook:


