Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët refuzoi ftesën e kreut të Lëvizjes Besa Bilall Kasami për t’iu bashkuar të ashtuquajturit front opozitar. Në reagimin e tyre thuhet se ftesa e tij është përçarëse.
“Bilall Kasami, Aleanca për Shqiptarët nuk është vetëm grupi parlamentar, s’janë vetëm deputetët, aq më pak një grup mercenarësh që ti i quan kontakte me anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët. Aleanca është një tërësi strukture politike, me hierarki dhe strukturën e saj politike, të shtrirë në çdo qytet, fshat, lagje, nga Likova në Manastir. Nga vogëlsia jote prej politikani ne nuk presim që të dalin fjalë të mëdha, por vetëm fjalë me mesazhe përçarëse dhe të themi nuk je i gatuar për gjëra të mëdha,” deklaruan nga Grupi parlamentar i ASH-së.

