Matijs De Ligt është në një situatë shumë të rëndë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Bajern Munihu. Trajneri i bavarezëve, Tomas Tushel për qendrën e mbrojtjes po preferon Dajot Upamekanon dhe koreanin Kim para qendërmbrojtësit holandez. Situatën e tij po e përcjell me vëmendje Barcelona që synon ta transferojë holandezin i cili edhe më parë ishte në listën e katalunasve.

Duke marrë parasysh situatën që po kalon De Ligt, e ardhmja e tij vazhdon të jetë shumë e pasigurt në Munih. Barcelona nuk ka mundësi financiare për të shpenzuar, por synojnë që ta ofrojnë holandezin si huazim në afatin kalimtar të janarit me mundësi blerje në qershor.

24-vjeçari edhe më parë ka treguar se i pëlqen Barcelona dhe palët në janar pritet të diskutojnë rreth mundësisë së huazimit të tij. Edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë, pasi bavarezët kanë shpenzuar plot 75 milionë euro për transferimin e holandezit.