Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike për të mbajtur konferencën për median.
Pak më herët SPAK caktoi masën “Detyrim paraqitje” për të për privatizimin e Kompleksit Partizani.
Gjithashtu, SPAK dha masën Arrest në burg për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për ndërtimet tek ish-Kompleksi Partizani.



