Përfaqësuesi i lartë i BDI-së dhe njëherësh kryetar i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sonte në emisionin ClickPlus të TV21 përballë gazetarit Fatmir Aliu sonte ka deklaruar se partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti është në rrugën e duhur dhe fiton në çdo cikël zgjedhor pasi që deri më tani shqiptarët janë treguar vigjilent dhe asnjëherë nuk i janë ndarë rrugës së Ali Ahmetit.
“Në vazhdimësi partitë opozitare shqiptare humbin nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Mund erdhe të jenë kalitur nga humbjet që i pësojnë, nga mos përkrahja e shumicës së shqiptarëve. Nuk sfidohet BDI prej një qasje gjithëpërfshirës Resnje, Manastir, Dollnen, Krushevë, Veles, Likovë e deri në Strugë, opozita nuk është në rangun e njëjtë sa i takon organizimit dhe synimeve të BDi-së dhe këtu dallojmë ne,” është shprehur kryetari i Sarajit Blerim Bexheti në ClickPlus TV21.

