Puna e Vincent Kompanyt te Burnley nuk është në rrezik, pavarësisht se ekipi i tij ka mbetur prapa për të siguruar mbijetesën në Premier League.

Burnley është i parafundit me 13 pikë nga 26 ndeshje dhe ka mision të vështirë për të mbijetuar në elitën e futbollit anglez.

Kompany 37-vjeçar udhëhoqi klubin drejt ngritjes në Premier League, por ka fituar vetëm tre ndeshje në edicionin aktual.

Trajneri belg më herët ka drejtuar edhe Anderlechtin.