Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me kolegët e tij, ministrin Pançe Toshkovski dhe Mitko Bojmacaliev pritën në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.
Sipas Bushit me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja kanë bashkëbiseduar mbi rëndësinë e veprimit proeuropian në çastet kur vendet tona duhet të përshpejtojnë hapin drejt së ardhmes europiane.

“Bashkë me kolegët e mi dhe ambasadorin Qehaja u dakorduam se qëndrojmë në përkrahje të njëri – tjetrit në rrugën drejt Europës dhe në partneritet me aleatët tanë euro-amerikan për realizimin e reformave, misioneve të zhvillimit dhe mbylljes së kontesteve dypalëshe të vendit përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjidhjes së kontestit të Kosovës me Serbinë nëpërmjet njohjes së ndërsjelltë” ka shkruar zv/Ministri i Brendshëm Bushi në faqen e tij zyrtare në facebook.

