Buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2024 do të jetë 31 milionë euro, për 4 milion euro më i lartë se sa i vitit që po lëmë pas. Sipas kryetarin e Këshillit komunal ky vit i ardhshëm do të jetë vit i ndërtimit të strehimores për qentë endacakë dhe vit planeve të detajuara urbanistike.
“Planet detale komuna ka 127 plane dhe komuna e Tetovës duhet që të gjithë realizohen dhe në këtë formë të ndalen ndërtimet pa leje, nëse ka nevojë të ndahen mjete shtesë do të ndahen edhe më shumë mjete për këtë sektor. 4 milionë denarë janë ndarë për inspektoratin komunal. 4 milionë për ndërtimin e një strehimore për qentë endacakë si dhe 6 milionë denarë për shpronësim.”- deklaroi Besar Durmishi, Kryetar i Këshillit Komunal Tetovë.
“Këtë vit planifikojmë rregullimin e varrezave ortodokse në Falishtë, ndërtimin e rrugëve “Goce Dellçev”, Peteçka, kanalizimin në rrugët 153, 152 dhe 151, rekonstruktimin e rrugës “Vëllezërit Stefanovski”, rekonstruktimin e rrugës “Aleksandër Zdravkovski”, rekonstruktimin e rrugës së Hekurudhës dhe këtë vit do punojmë në interes të qytetarëve të Tetovës dhe do zgjedhim problemin e tyre.”- tha Angel Karapetrov, VMRO DPMNE.
Nga opozita akuzuan se komuna e Tetovës edhe këtë vit ka paraparë mjete për rehatimin aktivistëve partiakë, ndërsa thonë se viti 2023 do të mbahet mend si viti i marrëveshjes me VMRO-n për kryqin në Kodrën e Diellit.
“Tetova edhe këtë vit vazhdon të jetë e mbytur me mbeturina, me qen endacakë, me restrikcion me ujë të pijshëm, kaos në trafik, me mungesë të parkingjeve, me shkolla skajshmërish të politizuara, me shkolla që akoma mësojnë në tre ndërrime, me korrupsion e nepotizëm dhe ky vit do të mbahet mend për marrëveshjen e fshehtë të Bilall Kasamit me VMRO-në për vendosjen e objektit pa laje, kryqit në Kodrën e Diellit.”- tha Liridon Disha, BDI.
“Kërkojmë nga Besa dhe DPMNE tërheqjeje vendimit për rrënimin e kryqit në Kodrën e Diellit. Tetova është qytet me shumë kërkesa që duhet të jenë prioritet për pushtetin lokal, qytetarët meritojnë të jetojnë në një qytet të pastër dhe të zhvilluar pasi që e shohim që në qeverisjen Besa dhe DPMNE nuk ka interes për qytetarët por vetëm për ato partiake dhe për këtë kemi dorëzuar kërkesat tona.”- tha Gligorie Stojanovski, LSDM.
Buxheti për vitin 2024 në Komunë e Tetovës kaloi me 17 vota pro, ndërsa në seancën e këshillit edhe ndërmarrjet publike dhanë raportet për punën e tyre.

