Në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla, ku e njofton për revokim të vendimit të Grupit Parlamentar të datës 15 janar të vitit 2022, ndaj deputetit Oerd Bylykbashi.
Gazment Bardhi ka rikthyer nënkryetarin e Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.
Vendimi për përjashtimin e Bylykbashit dhe emrave të tjerë nga PD erdhi pas protestës së 8 janarit me arsyetimin se nuk u distancuan nga ngjarjet e asaj dite.



