
Barcelona do të përballet me Real Madridin në një “El Clasico” parasezonale që do të zhvillohet në Dallas. Loja vjen si një mundësi për Barçën për të riparuar dëmin e shkaktuar në reputacionin e saj pas humbjes 5-3 nga Arsenali.
Sipas “Diario AS”, trajneri Çavi synon të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe kjo është arsyeja pse ai do të përdorë formulën e tij ‘anti-Vinicius’ e cila përfshin përdorimin e Ronald Arauho-s në krahun e djathtë. Ky i fundit shpesh ka dëshmuar të jetë një “antidot” për Vinicius dhe vrapimet e tij në atë krahun e majtë për Real Madridin.
Çavi gjithashtu mund të bëjë disa ndryshime taktike lidhur me atë se kush fillon në mesfushë dhe në mbrojtje. “El Clasico” e parë do të nis në orën 23.00.


