
Klubi më i madh kroat, Dinamo Zagrebi ka shprehur interesim për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmanin. Sipas “24sata.hr”, Dinamo Zagrebi kërkon të forcojë radhë te saj me një sulmues të ri këtë verë.
Rrahmani ishte golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll këtë edicion me 24 gola në 44 paraqitje për Ballkanin. Paraqitjet e sulmuesit të suharekasve kanë rënë në sytë e drejtuesve të Dinamo Zagrebit dhe e shohin si opsion për edicionin e ardhshëm.
Vlera e Albion Rrahmanit në treg është 350 mijë euro, sipas faqes “transfermarkt”. Sulmuesi 22-vjeçar iu bashkua Ballkanit nga Malisheva në verën e vitit 2021.


