Kryetari i degës së BDI në Dibër, Artin Spahiu ka reaguar pas djegies së veturës së Zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi.
I filluar që nga dita e parë e marrjes së pozitës si zv/kryeministër i parë, me sulme të ndyra dhe shpifje me qëllim baltosjen e figurës së tij, qoftë nga qarqe shovenist anti-shqiptare maqedonofolëse dhe nga argatët e tyre shqipfolës, sulmi ndaj Artan Grubit sot në orët e para të mëngjesit ngulmoi me sulm terrorist, duke ja djegur mjetin e udhëtimit dhe terrorizuar familjen dhe gjithë fqinjët që jetojnë afër banesës së tij. Ky akt vandal dhe çnjerëzor ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubit, për shkak të detyrës dhe efikasitetit në punë, duhet që të dënohet fuqishëm nga të gjithë dhe organet kompetente të marrim masat e nevojshme për të gjetur keqbërësit, pse jo dhe porositësit! Shpresojmë që ky të jetë akti i fundit i një krimi terrorist qyqar të këtillë, të mos përsëriten më kurrë dhe të mos bëhet gjuhë dhe veprim i shprehjes mosdakordësit mes njëri tjetrit!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10226634746248946&set=a.1649199003953

