Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë.
Kërcënimi është dërguar drejtëpërdrejtë në e-mail adresat e deputetëve.
Sipas asaj që shihet, janë kërcënuar deputetët e BDI-së që janë pjesë e Frotntit Europian, edhe atë, kreu Ali Ahmeti, dhe të tjerët, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Arbana Pasholli, Diana Toska, Ilir Hasani, Ismail Jahoski dhe Rina Ajdari.
Rastin e ka konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më datë 25.07.2024 në ora 13.58 në Stacionin policor në Qendër, përfaqësues i njërës parti politike ka denoncuar se më datë 23.07.2024 rreth orës 18.15 nga adresë e panjohur në adresat zyrtare elektronike të disa deputetëve në Kuvendin e RMV-së, ështtë dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese. Për rastin është njoftuar Njsëiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, thanë nga MPB-ja.
Ndërkaq TV21 ka arritur të sigurojë edhe e-mailin me përmbajtja kërcënuese.