Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës do ta organizojnë Kampionatin Evropian të futbollit në vitin 2028, ka konfirmuar UEFA të martën.
Ndërkohë Euro 2023 do të mbahet në Turqi dhe në Itali
Komiteti Ekzekutiv dha dritën e gjelbër që Euro 2028 të mbahet në pesë vende. Oferta e Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës mbeti e vetmja pasi Turqia u tërhoq që të fokusohet në organizimin e Euro 2032 me Italinë.
Euro 2028 do të mbahet në gjashtë qytete në Angli, ndërsa Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës, Skocia dhe Uellsi do të përfaqësohen me nga një qytet.
UEFA është në favor që të gjitha pesë vendet të paraqiten në kualifikime, me dy vende të rezervuara për përfaqësueset që nuk sigurojnë kualifikimin përmes ndeshjeve. Federata angleze dëshiron që Anglia të ketë ndeshje kualifikuese, duke shmangur kështu dy vjet plot me miqësore.
Euro 2028 do të mbahet në qershor dhe korrik.


