Faton Ahmeti dorëhiqet nga pozita e Drejtorit Gjeneral të Fondit të Shëndetësisë, këtë e ka bërë publike vet ai përmes rrjeteve sociale duke thënë se do të përkushtohet në pozitat partiake në të cilat është aktualisht.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Të nderuar bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë e bashkëpartiakë,

Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësorë.

Ju falemnderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe.

Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit!

Bashkë!

Me respekt,

Faton Ahmeti

https://www.facebook.com/photo/?fbid=716427847161566&set=a.122951063175917