Këtë konkluzion e solli Shtabi i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, në mbledhjen e mbajtur sonte me strukturat partiake, shtabet e këshillave vendorë, Forumin Rinor dhe Sekretariatin për Mundësi të Barabarta.

Shtabi i Degës së Çairit, fton të gjithë aktivistët, simpatizantët, përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim , si dhe të gjithë qytetarët, që neser në ora 11:00 të takohemi te Parku i Çairit dhe të gjithë bashkë të konfirmojmë se Bujar Osmani është kandidati fitues në kampin politik shqiptar, i cili do të garrojë në rrethin e dytë!

