Dimitar Kovačevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka shkruar në Twitter për Forumin e Bledit.
Aty kanë marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe liderë të tjerë.
Shikimet mes kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti kanë rrëmbyer vëmendjen, kjo pasi edhe pse të ulur afër janë fotografuar teksa shihnin njëri-tjetrin ‘me bisht të syrit”.

Në këtë samit është folur kryesisht për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin.
”Faleminderit kolegut tim Robert Golob për mundësinë për të zhvilluar një bisedë të hapur gjatë darkës së punës në prag të @BledStratForum. Kjo ishte një mundësi për të konfirmuar edhe një herë rëndësinë e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si për rajonin ashtu edhe për BE-në”, ka shkruar ai në Twitter.



