Klubi shkodran ka zyrtarizuar këtë të mërkurë ndërprejen e marrëveshjes me teknikun maqedonas, vetëm pak muaj pasi u afrua. Ndonëse Vllaznia arriti që të siguronte një biletë për në kualifikueset e Conference League, paraqitjet e skuadrës ishin larg pritshmërive.

Në njoftimin e klubit veçohet se Seldoskit i ka përfunduar kontrata dhe nuk do të vijohet bashkëpunimi.

Sedloski u afrua tek Vllaznia në fillimin e muajit prill, duke zëvendësuar Mirel Josën. Në aventurën e tij tek kuqeblutë ai arriti 3 fitore në 11 ndeshje, barazoi 4 sfida dhe humbi 4. /Supersport/

Njoftimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!