Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim ish-gjeneralin amerikan të NATO-s, Wesley Clark.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi shkruan se temë diskutimi me ish-gjeneralin Clark, ishte ruajtja e stabilitetit si dhe partneritetit me BE-në dhe SHBA-të.

Statusi i plotë:

Takimet me ish gjeneralin amerikan të NATO-së, Wesley Clark janë çdoherë kënaqësi e veçantë.
Bashkëbiseduam mbi rrugën europiane të vendit dhe rëndësinë e kontributit që duhet japin të gjithë për ruajtjen e stabilitetit rajonal përmes përforcimit të raporteve të fqinjësisë së mirë dhe në partneritet me BE-në dhe SHBA-të.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/806342747521912?ref=embed_post