Botuesi i gazetës së përditshme shqipe Koha Lirim Dullovi, ka zgjedhur një mënyrë “speciale” dhe jo të zakonshme për të komentuar situatën aktuale politike.
Me vargjet e këngës “Kënga Jonë” të interpretuar nga Jericho, Dullovi ka përshkruar ndodhitë që janë regjistruar së fundmi në skenën politike.
Dullovi nes tjerash ka veçuar vargun…Gurë o për gurë kullën tonë jonë tu e rrzu
Kthehmuni djem nonën qysh bon me harru
“Nona po vet: “Ku i kom djemt’ o ku m’kanë mbetë?” N’pragun e shpisë marre e madhe na ka prekë. Gurë o për gurë kullën tonë jonë tu e rrzu. Kthehmuni djem nonën qysh bon me harru O Zot na kthe nerën e shpisë. Mos na le vet n’tmerrin e vetmisë…”, ka shkruar Dullovi.
Veç kësaj, ai ka shpërndarë edhe këngën e plotë…