Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha i ftuar sonte në “Click Plus” në TV21, akuzoi frontin opozitar shqiptar (AAA-LB-LD) se të gjithë luftën që po e zhvillojnë në opozitë, po e bëjnë për pushtet dhe, sipas tij, ai nuk sheh asnjë alternativë te kjo forcë e partive shqiptare në opozitë.
“Për dallim prej përçarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën, kjo ndarje e rrugëve, ka qenë e një forme tjetër, pasi ka ardhur si mosbindshmëri brenda udhëheqjes së partisë. Në 8 muajt e fundit zhvilloheshe një debat politik në dy drejtime të kundërta në kuadër të Lëvizjes Besa. Dhe në momentin kur e sheh se arrin në një pikë të debatit ku nuk ka më rrugëdalje, është çështje e bindje. Fronti opozitar nuk është një alternativë e mirë për shqiptarët, aq më tepër sepse nuk bazohet në një ide programore të ndryshimit. Është një grumbullim i personave për pushtet.”- tha Hoxha.

