
Lajme të mira nga sulmuesi I NEC Nijmegen, Bas Dost, i cili humbi ndjenjat në fushë në ndeshjen me AZ Alkmaarin.
Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, 34-vjeçari qetëson opinionin sportive me një mesazh në rrjetet sociale.
“Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike. Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”.
Kujtojmë që ndeshja AZ Alkmaar – Nijmegen u ndërpre përfundimisht në minutën e katërt shtesë. Organizatorët vendosën që rezultati 1-2 do të mbetej përfundimtari.


