Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. Meta shprehet se Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirimimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
Meta uron gjithashtu që bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit të jenë gjithmonë me besimtarët dhe veçanërisht me ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë.
Urimi i Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar 


