Kryeministri i vendit Talat Xhaferi sonte ka qëndruar për iftar me Odën Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO). Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri në rrjetin social Facebook.

“Mora pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni- Turqi (MATTO). Koha e kaluar me miq është kohë e kaluar mirë”, ka shkruar kryeministri Xhaferi në rrjetin social Facebook.