
Robert Levandovski përshpejton pushimet e tij përpara se të bashkohet me Barcelonën në datën 18 korrik për të filluar përgatitjet parasezonale. Sigurisht, ai do të jetë pjesë e skuadrës katalanase në turneun e SHBA. Këto ditë sulmuesi polak po shijon pushimet në ishullin e njohur italian të Kaprit.
Atje, Levandovski është fotografuar në një jaht me gruan e tij, Ana, duke u hedhur në ujë dhe drejtuar me mjeshtëri një “jet ski”. Sulmuesi i Barçës mori masa paraprake dhe në pamje shihet i veshur jo me jelek shpëtimi, por edhe helmetë në kokë.

Polaku dhe familja e tij janë duke kaluar pushime të këndshme, siç shihet edhe nga postimet e tyre në rrjetet sociale. Një kërcim mes futbollistit dhe gruas së tij, për shembull, u bë “viral”, si dhe disa fotografi me shokë të ndryshëm të skuadrës si De Jong, Serhi Roberto dhe Kristensen, të gjithë me partneret e tyre përkatëse.
FOTO: Mundo Deportivo


