Nga raportet e agjencisë së lajmeve KCNA është marrë informacion se Vladimir Putin i ka dhuruar një makinë për përdorim personal udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Nuk kanë munguar gjithashtu përshëndetjet e mirësjelta nga motra e Kim Jong Unit për Putinin, në lidhje me dhuratën e bërë dhe duke e konsideruar atë një dhuratë të veçantë e cila simbolizon marrëdhëniet e mira personale midis liderëve të lartë.
Mardhënmiet janë forcuar më shumë dhe lidhjet midis liderëve janë afruar me takimet e mbajtura në shtatorin e vitit të kaluar. Gjithësesi janë vendosur disa masa ndaj Rusisë si shkak i shkeljes së një ndalimi të OKB-së për të cilën Moska kishte rënë dakord ta miratonte kundër Phenianit.
“Sanksionet e Këshillit të Sigurisë ndaj Koresë së Veriut ndalojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë furnizimin, shitjen ose lëvizjen e të gjitha automjeteve të transportit të kategorizuara ndërkombëtarisht si kodi HS 86 deri në 89, pavarësisht nga origjina e tyre në Korenë e Veriut, përfshirë makinat luksoze,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, Lim Soo-suk në një konferencë për media. (politiko.mk)


