
Luis Suarez është marrë vesh me ekipin brazilian, Gremio që ta prish kontratën e tij dhe të largohet në dhjetorin e këtij viti. Kontrata në fakt skadonte në dhjetorin e vitit 2024, por me marrëveshje të dyanshme kjo u përshpejtua për një vit.
Inter Majami mbetet i interesuar për të nënshkruar me Luis Suarez në vitin 2024 si lojtar i lirë.
Aty, sulmuesi uruguaian mund të ribashkohej me Mesin, Busketsin e Zhordi Alba-n.


