A ka nevojë të prezantohet MC Kresha, prapa të cilit qëndrojnë vite e këngë të suksesshme që kanë bërë për vete publikun shqiptar? Jo, ndaj dhe s’kish nevojë të për përpjekje të vendosjes së ndonjë komunikimi publikun shkupjan më 13 gusht në Peace Festival, gjithçka rrodhi spontanisht.
Edhe kjo bisedë e shkurtër për indeks.mk ishte e tillë, spontane, e sinqertë, çfarë është MC Kresha përherë.
-MC Kresha cila është kënga më e mirë që keni me Lyrical Son-in?
-Nuk mund të veçoj ndonjërën, por besoj se po, ngaqë publiku vetë e ka të veçantë këngën “Semafori”, prandaj mund të them se kjo është ajo këngë.
-A ekziston ndonjë këngë që Kresha do të kishte dashur ta zhdukte nga YouTube apo platforma të tjera?
-Jo asnjë sepse çdo artist kalon nëpër periudha të ndryshme, dhe kur i shikon pastaj janë kujtime të cilat ndoshta të kanë bërë ma të mirë për suksesin e mëtutjeshëm.
-Çfarë mund të presim në të ardhmen nga bashkëpunimi midis MC Kreshës dhe Lyrical Son-it?
-Po patjetër, sa më shumë muzikë. Ne duam të bëjmë muzikë sa e kemi kohën, dhe sa ndjehemi të gatshëm për të ofruar sa më shumë edhe kështu do të vazhdojmë.
-Kosova apo Shqipëria në futboll?
Në futboll deri tani për mua Shqipëria është më mirë se Kosova, por kam qejf që edhe Kosova të bëhet shumë mirë. Por Shqipëria i ka zgjidhur disa probleme, për shembull, ka ndërtuar një stadiun ultra modern, e ka gjetur një trajner të ri me ambicie, i cili po punon me drejtues të rinj, dhe po shikon që të bëjë një ekip që do të kualifikohet para Europës ose botës.
-Si i komenton Kresha sulmet e artistëve që ndodhin në klubet e performancave live?
-As një sulm nuk është i mirë, tek e fundit artisti duhet të respektohet, për shkak se vepra është art, dhe arti duhet që të vlerësohet çdokund.