Ish kreu i Gostivarit, tani Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me u.d kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani kanë takuar dje disa nga mërgimtarët e Gostivarit.

Ndonëse takimi u paralajmërua ditë më parë, numri i atyre që kishin vendosur të bashkëbisedonin me Taravarin dhe Limanin ishte tejet i vogël.

Nga fotografitë e publikuara në Facebook, vërehet se salla e takimit më mërgimtarët ka qenë e mbushur me të punësuar komunal, drejtorë aktual në ndërmarrjet komunale si dhe përkrahës të partisë, mirëpo shumë pak bashkëatdhetarë.

Siç duket, mërgimtarët kanë vendosur që ta bojkotojnë Taravarin…