Granit Xhaka, mesfushori i kombëtares së Zvicrës luajti sezonin e fundit në Premier Ligë te skuadra e Arsenalit. Ai tashmë ka arritur marrëveshje verbale me ekipin gjerman, Bajer Leverkuzen, por transferimi i tij është duke u vonuar shkaku i “Topçinjëve”.

Xhaka është përshëndetur me të gjithë në Arsenal, por Mikel Arteta nuk e lë të largohet derisa të gjejë një zëvendësues për të. Në fakt, punimet për të nënshkruar me një mesfushor te Arsenali janë duke vazhduar, kurse nga korriku fillon puna intensive për gjetjen e zëvendësuesit të Granit Xhakës.

Për momentin në listën e Arsenalit janë lojtarët, si Deklan Rajs dhe Kaisedo i Brajtonit, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje. Kurse Xhaka tashmë ka vendosur për të ardhmen dhe do të jetë Leverkuzeni, që ka trajner legjendën e futbollit spanjoll, Çabi Alonso-n.

Kujtojmë që sezonin që lam pas, Xhaka ishte një mjeshtër i vërtetë në mesfushën e Arsenalit. 30-vjeçari në të gjitha garat zhvilloi 47 ndeshje, shënoi nëntë gola dhe bëri shtatë asiste.