Përqindja e përfaqësimit sipas Balancuesit ndryshohet ku merret parasysh vetëm popullata rezidente me çka do të ketë korrigjime të përfaqësimit të komuniteteve etnike në institucionet publike që do të dallojë nga përllogaritjet që i bëri ministri i mëparshëm Admirim Aliti ku ishte përfshirë edhe diaspora. Ministri për administratë Goran Minçev tha se deri më tani Ligji për të punësuarit në sektorin publik nuk është respektuar sepse në përllogaritjet ishte përfshirë edhe diaspora. Sipas asaj, përfaqësimi i maqedonasve nga 54,21% tani rritet në 58,44%, shqiptarët nga 29,52% bien në 24,30%, turqit nga 3,98% bien në 3,86%, romët nga 2,34% shkojnë në 2,53%, serbët nga 1,18% rriten në 1,30%, vllehët nga 0,44 në 0,47 ndërsa boshnjakët mbeten në 0,87%. Por si do të harmonizohet situata nëse në disa institucione përfaqësimi është më i madh nga ajo që është e paraparë. Minçev tha se nuk do të ketë shkarkime.