Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se kryetari i BDI-së ka paralajmëruar një sërë aktivitetesh për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit etnik që buron nga fryma e МO-së.

Thotë se Ahmeti ka angazhuar jë ekip ndërkombëtar ekspertësh të udhëhequr nga Paul Ëilliams, autor i tekstit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.

“Ekipi është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se esenca e Marrëveshjes së Ohrit është të parandalojë sundimin e shumicës (majorizimin) mbi komunitetin e dytë më të madh ne vend, duke promovuar kështu një demokraci të vërtetë multietnike dhe konsensuale”, ka shkruar Ademi.