Sot, BDI ka mbajtur konventën për promovimin e kandidatit për president Bujar Osmani.

Në Shkup, tek salla afër Kalasë është mbajtur eventi në fjalë, ku të pranishëm janë mbi 5 mijë qytetarë sipas MPB-së që kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.

Njoftimi i MPB:

Më 9 mars 2024, në ora 18:15, në rrugën Lazar Lichenovski në SRC Kale filloi konventa e organizuar nga partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim, me të pranishëm rreth 5000 qytetarë.

https://fb.watch/qIm4-phcvz/