Me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me punën gjatë valës së të nxehtit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror sqaron se punëdhënësit nga sektori publik dhe privat duhet t’i lirojë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.
Rekomandimet për sektorin privat kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorëve nga ekspozimi direkt në diell dhe shmangja e qëndrimit në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Nga MPPS-ja njoftojnë se masat vlejnë të mërkurën dhe të enjten.
“Masat e përgjithshme të cilat duhet të respektohen, janë lirimi nga detyrimet e punës të grupeve më të ndjeshme të popullatës, në mesin e të cilave bëjnë pjesë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet. Në kopshtet të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos nxirren fëmijët në vende të hapura në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00. Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e prekura nga vala e nxehtë të ofrojnë ndihmë për persona të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, si dhe punëdhënësit t’i respektojnë rregullat ligjore nga kjo sferë.”.
MPPS-ja bën thirrje edhe për kontrolle të rritura nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

