Pas Aouarit, N’Dicka është lojtari i radhës i cili transferohet te Roma. Ish-mbrojtësi i Frankfurt tashmë po udhëton drejt kryeqytetit italian dhe marrëveshja me AS Romën është mbyllur.

Ai mbërrin si një transferim i lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë të paktën deri në vitin 2027, ku do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon. AS Roma kështu fiton garën me Milanin, pasi edhe “kuqezinjtë” ishin të interesuar për të.