Qeveria javën në vijim do të shqyrtojë ndryshimet kushtetuese dhe më pas procedura t’i kalohet Kuvendit. Qëndrimet midis dy boshteve politike maqedonase duken të largëta nisur nga deklarata kundërshtuese e liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, edhe përkundër takimit që pritet të ketë me kryeministrin Kovaçevski, javën që vjen. Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se janë të papranueshme qëndrimet agresive të VMRO-së pasi janë të pabazuara në faktet juridike, ndërkaq në këto rrethana do të duhet të aktivizohet politikbërja shqiptare.

“VMRO me këto qëndrime, jo vetëm që i shkakton dëm vetë shtetit dhe politikës së saj, por nga ana tjetër, është edhe fajësia e vet politikës së shqiptarëve, të cilët në kontinuitet bëjnë lëshime antikombëtare dhe nga ana tjetër me lëshimet antikombëtare i mundësohet VMRO-së komoditet i kësaj natyre. Këto janë qëndrime nacionaliste, të pabazuara në argumente, të pabazuara në histori dhe nëse dikush ka të drejtë morale, politike dhe gjeografike për të bërë një proces dhe për të neglizhuar ndryshimet kushtetuese duhet të jenë shqiptarët.”, tha profesori universitar, Bashkim Selmani.