Nëna e futbollistit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës i ka reaguar ashpër gazetares Qeqa Krelani.

Krelani njihet si një kritikuese e madhe e futbollistit kosovar tash e një kohë të gjatë. Gazetarja ishte intervistuar pas komentimit të ndeshjes Kosovë – Rumani për “Open TV” duke kritikuar trajnerin dhe performancën e disa futbollistëve.

“O ti gjithçka mundesh me qenë kuptohet se çka veç gazetare e sportit jo, tmerr më vjen shumë keq kush ka mbet me i komentu për futbollistat tanë të kombëtares”, thuhej në reagimin e nënës së Zhegrovës.

Kujtojmë që Edon Zhegrova pati një sezon fantastik me ekipin nga Ligue 1, Lille – duke siguruar edhe play-offin e Ligws së Konferencës. /Lajmi/