
Bisedimet në mes të Komandës së Kombeve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut kanë nisur në lidhje me rastin e ushtarit amerikan, Travis King.
“Një bisedë ka nisur me Ushtrinë Popullore Koreane përmes mekanizimit të marrëveshjes së armëpushimit”, ka thënë gjeneral-lejtnant, Andrew Harrison nga komanda shumëkombëshe drejtuar nga ShBA, raporton Deutsche Welle.
Ai ka shtuar se shqetësimi primar është mirëqenia e King, por që ka refuzuar të japë më tepër detaje.
Penjani ka qëndruar publikisht i heshtur për King.


