Dy muaj para se të huazonte gjysmë miliardë euro për qeverinë e Hristian Mickoski, Hungaria mori hua një miliard euro nga bankat kineze, njoftoi agjencia hungareze e menaxhimit të borxhit.

Sipas të dhënave të agjencisë, Hungaria mori një kredi trevjeçare nga bankat kineze më 19 prill. Huaja erdhi vetëm tetë ditë pasi qeveria e vendit tha se po vononte një pjesë të konsiderueshme të investimeve publike për shkak të rritjes së dobët dhe bllokimit të fondeve të BE-së.

Kryeministri Hristian Mickoski nuk e di se nga vijnë paratë e Hungarisë për kredinë, por ai shpalli një ligj për huamarrjen nga Orban.

E ndërsa kryeministri dhe sektori i biznesit ranë dakord për mbështetjen e biznesit, opozita kërkon ende përgjigje nga kanë ardhur paratë, ai ka kërkuar që qeveria t’i dorëzojë ato sa më shpejt në Kuvend.