
“Demat e kuq” kanë njoftuar se ka arritur zyrtarizimin me Remzifaik Selmani. Sulmuesi është transferimi më i fundit i klubit kryeqytetas në këtë merkato të dimrit.
25-vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezokovesd. Në karrierën e tij, Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedonin e Veriut dhe Llapin në Kosovë.
Selmani ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025 me të kuqtë. Disa ditë më parë, Partizani zyrtarizoi sulmuesin 20-vjeçar Fabian Shahaj dhe sulmuesin tjetër, Christian Mba./abcnews.al


