Ish-futbollisti i Real Madridit Pepe, ka hyrë në histori të Champions League. Portugezi është bërë futbollisti më i vjetër që ka luajtur në garën më prestigjioze të futbollit në kontinentin evropian.

Ai ka startuar në ndeshjen e Portos kundër Royal Antwerpen, ekipit të futbollistit nga Kosova Arbnor Muja. Pepe aktualisht I ka 40 vjet e 241 ditë, raportojnë mediat. Ekipi nga Portugalia e mposhti ekipin belg me rezultat 1:4.