“Princeshë e bukur“, titullohet hiti i fundit i Aleksander Gjelaj, këngë kjo e cila vetëm për 10 ditë ka grumbulluar mbi 100 mijë klikime të pastra, gjë që e shpallë kështu si një nga këngët më të bukura të verës. Projekti i këngëtarit i kushtohet vajzave, duke e përshkruar kështu gjithë fabulën përmes vargjeve se si rritet vajza e deri në ditën e martesës. Ky projekt i Aleksander Gjelaj ka ngritur shumë kureshtje për shkak të fabulës dhe përshkrimit të mrekullueshëm në tekst.