Nënkryetarini Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas lajmit se kundër Bekteshit është ngritur procedurë penale nga policia e Ohrit lidhur me zgjeshjet.

Sipas Ademit kjo është përndjekje politike por e njêjta nuk kalon.

Thotë se shpifjet, kërcënimet janë zero si për Kreshnik Bekteshin po edhe funksionarët e tjerë të BDI-së.

Thotë se Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike.

Statusi i plotë

Përndjekje klasike politike!
Por, ta dini, kjo NUK KALON!

Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne.

Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe.

Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në misionin tonë fisnik për të mbrojtur dinjitetit e votuesit shqiptar.