Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, sot organizoi udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së më 1 janar 2024.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla uruan dhe përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës nga sot do të kenë të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.


