Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga salla tek Piramida ku do të zhvillohet Samiti i Berlinit ditën e sotme.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se në tryezën tek Piramidën e Diktatorit në Tiranë, do të ulen armiqtë e tij të betuar.

Postimi i Rames:

MIRËMËNGJES 🇦🇱❤️

dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë🙏