Ish-kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Veri të Kosovës.
Tre efektivë policie u rrëmbeyn nga forcat speciale serbe të njësisë “Kobra”.
Sipas Bashës, rrëmbimi i tyre është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim.
Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve, thekson Basha.
Postimi i plotë:
Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.
Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës!
Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirqenies së qytetarëve.


