
Agjenti i lirë Serhio Ramos po stërvitet i vetëm pasi kërkimi i tij për një klub të ri vazhdon mes interesimit nga Inter Majamit dhe klubet saudite. Spanjolli u bë lojtar i lirë në fund të qershorit pasi kontrata e tij me Paris Sen Zhermenin skadoi. Ai tani është në kërkim të një klubi të ri, por ndërkohë, ai po e mban veten në formë duke u munduar shumë në seancat e tij stërvitore solo.
Mbrojtësi 37-vjeçar është i lidhur me një lëvizje te Inter Majami që mund ta shohë atë të ribashkohet me ish-kolegun e PSZH-së, Lionel Messi.
Skuadra e Ligës Pro Saudite, Al-Ahli është gjithashtu e prirur për nënshkrimin e tij në verë dhe është gati t’i paguajë 20 milionë dollarë në vit. Përveç ofertave nga SHBA dhe Arabia Saudite, ai ishte gjithashtu i lidhur me një lëvizje në klubin e tij të fëmijërisë Sevilja, por presidenti i klubit së fundmi sqaroi se ata nuk kanë synime për ta rikthyer Ramosin në La Liga.


