Autori i masakrës në shtetin e Maines në Amerikë është gjetur i vrarë pas tre ditësh kërkime, njofton policia.

 

Robert Card, 40 vjeç, u gjet me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri, tha Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck.

 

Në një konferencë shtypi në bashkinë e Lewiston, guvernatorja e Maine, Janet Mills tha se trupi u gjet në Lisbonë, afër vendit ku ndodhën të shtënat.

 

“Po marr frymë lehësisht sonte pasi e di se Robert Card nuk do të jetë kërcënim për askënd”, u shpreh Janet Mills, gurvernatorja e Maine.

 

Rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, hapi zjarr rreth orës 19:00 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën e 25 tetorit në një bar sportiv.

 

Ai shkaktoi një masakër, që në fakt tronditi opinionin në mbarë botën, ku 18 persona humbën jetën ndërsa 13 të tjerë mbetën të plagosur.