Partia Socialiste ka kërkuar që për 7 deputetë të Partisë Demokratike të merret masë displinore, për shkak të tensioneve që u regjistruan në seancën e djeshme.

Faxnews ka mësuar emrat e deputetëve që kërkohet të merret masë, të cilët janë: Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Gjatë seancës të së hënës pati dhe një konfrontim fizik mes deputetëve Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sinaj. Përplasja ndodhi në nisje të seancës plenare, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.

Teksa Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.

Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Pas tensioneve kryeparlamentarja mbylli seancën, e cila do të mbahet në një ditë tjetër.