Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi duke folur për VMRO-DPMNE-në dhe kundërshtimet e saja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe ndryshimet kushtetuese, tha se kanë një pikë të përbashkët – antishqiptarizmin.

“Antishqiptarizmi, është pika e përbashkët e kundërshtimit të Korridorit 8 dhe ndryshimeve kushtetuese. E thash direkt. Gjithçka do të prisja në botë, po që VMRO-ja të ketë politikë anti-shqiptare dhe anti-bullgare, kurse të marrë politikë pro-serbe, nuk do ta besoja. Këtë e flasin edhe faktet”, tha Thaçi në ClickPlus në TV21.

Sipas Thaçit, VMRO me këto politika ka humbur edhe partnerët shqiptarë, pasi sipas tij, të gjitha partitë shqiptare janë pro integrimit në Bashkimin Evropian, kurse VMRO-DPMNE-ja bashkëvepron me kundërshtarët e kësaj bashkësie.